Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 14:29

Edhe të premten janë duke vazhduar pritjet e gjata në pikëkalimin kufitar në Merdar me ç’rast po zgjasin deri në 1 orë e gjysmë, ndërsa në pikat tjera kufitare situata është më e mirë dhe se nuk ka pritje të gjata. Kështu ka bërë të ditur për KosovaLive zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Gjendja është e qetë sa i përket pritjeve në kufij, në hyrje nuk ka pritje askund ndërsa në dalje në Merdare ka pritje deri në 1 orë e 30 minuta varësisht prej frekuentimit të automjeteve”, ka bërë të ditur Kelani.

Ditëve të fundit janë shtuar pritjet nëpër pikat kufitare Kosovë-Serbi për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë.

Pritjet më të mëdha mbesin në pikën kufitare në Merdare kurse në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, në pikë-kalimin Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) si dhe pikë-kalimi kufitar Muçibabë (Gjilan) në hyrje dhe në dalje thuhet se nuk ka fare pritje të gjata, përveç pritjeve normale.