Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 11:24

Sot rreth 100 mërgimtarë që jetojnë e punojnë në Itali janë zgjuar para Ambasadës italiane në Prishtinë, duke pritur për termine.

Sipas qytetarëve që po prisnin, Ambasada italiane ka disa kohë që nuk lëshon më shumë se 10 termine në ditë, transmeton MalishevaPress.

Kërkesat për termine janë shumë të mëdha dhe qytetaret janë shumë të pakënaqur me pritjet e gjata. Një qytetarë nga Gjakova në kushte anonimiteti tha se: “Kam ardhur në ora 12 të natës dhe ka 8 orë që po pres para Ambasadës për të arritur me pas një termin për legalizim”, transmeton koha.

Por jo vetëm kaq. Mërgimtaret revoltën e paraqiten edhe ndaj Policisë së Kosovës, e cila ishte ftuar nga stafi i Ambasadës për të mbajtur gjendjen nën kontroll. Mërgimtarët përveç me Ambasadën ata shprehnin mllefin edhe ndaj Qeverise së Kosovës.

Ata shanin Hashim Thaçin, ministrin e Punëve të Jashtme te Kosovës, dhe i rikujtonin atij se është dashur të punojë për interesat e shqiptareve e jo të merret vetëm me Daçiqa e Vuçiqa të Serbisë.

Disa nga mërgimtaret thanë se nëse Ambasada Italiane vazhdon t’i trajtojë kështu, do të kërkojnë nga shteti i Italisë shkarkimin e ambasadorit dhe konsullit italian dhe do të protestojnë edhe para Qeverisë së Kosovës.