Prishtinë – Zyra e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacollit ka paralajmëruar se sot do ta prezantojnë njohjen e radhës për shtetin e Kosovës.
“Një shtet nga vendet e CARICOM-it e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë ditës, njohja do të bëhet publike”, ka thënë Jetlir Zymberaj, këshilltar i zvendëskryeministrit Pacolli. Ai nuk ka dashur të tregojë për shtetin që do ta njohë sot pavarësinë e Kosovës.
“Gjithçka do të dihet në konferencën për media”, deklaroi Zymberaj.
Njohja do të prezantohet nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili mbrëmë është kthyer në Prishtinë, bashkë me një përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme.