Lajme Shqip Monday, 14 January 2013 12:23

Prishtinë –  (E plotësuar) Ministria e Financave, zyrtarisht ia ka konfirmuar KTV-së lajmin për dorëheqjen e ministrit të deritashëm,Bedri Hamza. Në komunikatën për shtyp kjo ministri ka thënë se Hamza dorëheqjen ia ka paraqitur kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit.

“Në letrën e tij të dorëheqjes ministri Hamza ka falënderuar kryeministrin për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme që ka pasur si ministër gjatë kohës që ka shërbyer si ministër, por edhe gjatë periudhës kur ka shërbyer si zëvendësministër”, thuhet në komunikatën. Sipas komunikatës Hamza po e liron këtë post për t’u ballafaquar me sfida të reja profesionale dhe se dorëheqja është bërë për motive familjare.(KTV/LajmeShqip.com)

**************************************************************

Prishtinë – Ministri i Financave, Bedri Hamza pritet që sot të jap dorëheqje nga posti më i rëndësishëm në kuadër të Qeverisë së Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it. Ndërkohë po këto burime bëjnë të ditur se Kryeministri Thaçi ende është në kërkim për zëvendësimin e kësaj pozite.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, deri te largimi i Ministritë të Financave duket se kanë ndikuar dy faktor.

E para ka të bëjë më gjendjen e rëndë ekonomike në vend e cila çdo ditë e më shumë është duke u rënduar dhe një përgjegjësi të madhe rëndon edhe mbi ministrin Hamza.

E dyta ka të bëjë me deklaratën e Kryeministrit Thaçi dhënë në intervistat e fundvitit se nuk do të jetë më kryeministër pas këtij mandati. Kjo si duket është duke i shtyrë edhe ministrat e zv. ministrat që të sigurojnë një vend pune më afatgjatë.

Po këto burime bëjnë të ditur se ashtu siç e kishte siguruar rektori i tanishëm, Ibrahim Gashi, pozitën para se të jap dorëheqje nga zv. ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, edhe ministri Bedri Hamza ka marrë premtime të mëdha që të zë pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, konkursi për të cilin tashmë është i hapur.

Ndryshe, pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), aktualisht është duke e ushtruar Gani Gërguri.(K.P/LajmeShqip.com)