Prishtinë – Lëvizja vetëvendosje e mban sot Kuvendin e Parë Zgjedhor të saj.
Kuvendi i sotëm i Vetëvendosjes mbahet pas një cikli zgjedhor nëpër qendrat e strukturave të saj anembanë vendit.
Kandidat i Vetvëvendosjes për kryetar është lideri i deritashëm i saj Albin Kurti.
Është ky Kuvendi i parë zgjedhor i kësaj lëvizjeje që po shndërrohet në subjekt politik, në 6-vjetorin e themelimit të saj.
VV është themeluar më 12 qershor të vitit 2005, pas transformimit të KAN-it (Kosova Action Network) në lëvizje që, sipas motos së saj, përfaqësonte dhe grumbullonte rreth vetes “komunitetin e të panënshtruarve” përballë trendeve politike të kohës.
Në zgjedhjet e fundit nacionale, Vetëvendosje u radhit si fuqia e tretë politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Lajmeshqip.com)