Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 15:49

Prishtinë – Veturat e zyrtarëve të institucioneve, numri i madh i ministrive dhe zv/kryeministrave, rinovimi i ndërtesave qeveritare, janë faktorët që kanë ndikuar që shpenzimet qeveritare të jenë të larta, thotë Lëvizja Vetëvendosje.

Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje tha se shteti i Kosovës më shumë po investon në dukjen e tij se sa në funksionalitet.

Varfëria e qytetarëve dhe shpenzimet e mëdha të qeveritarëve, sipas Ahmetit, janë një paradoks që po ndodhë në vend.

Ahmeti kritikoi edhe planin e qeverisë për ekonominë, duke e quajtur si “Plani Powerpoint Bansko”.

Ai tha se nuk mund të ketë zbutje të papunësisë në njërën anë, e në anën tjetër shpenzime të mëdha të qeveritarëve.