Lajme Shqip Sunday, 24 April 2011 13:05

Prishtinë – Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që ndarja e Kosovës të jetë pjesë e bisedimeve me palën serbe.

Deklaratën e Borko Stefanoviqit për këtë çështje, ajo e quan provokim që mund të rrezikojë stabilitetin e rajonit.
“Dihet qartë qëndrimi ynë. Koncepti i dialogut është për këtë çështje teknike dhe asnjëherë nuk do të pranohen temat politike. Mund të them se idetë e tilla që kanë ardhur nga Serbia dhe Stefanoviq  janë ide destabilizuese për rajonin. Ne si qeveri e Kosovës udhëheqim me politika progresive, për të forcuar stabilitetin  dhe paqen në rajon, si rrugë  për integrimin evropia”, ka thënë  Tahiri për  gazetën prishtinase “Express”.