Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 13:43

Prishtinë – Përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, kanë vendosur një objekt simbolik, para selisë së Komisionit Evropian.

Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, Selim Daku, ka deklaruar se të këtij objekti simbolik, shprehin pakënaqësinë me procesin e liberalizimit të vizave.

Daku njëherit ka kërkuar nga institucionet ndërkombëtare e vendore, që të përshpejtohet ky proces.

Sipas tij edhe pse nuk jemi ende pjesë e Bashkimit Evropian, Dita e Evropës duhet të festohet.