Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 09:14

Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në Kabinetin e tij, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ian Cameron Cliff.

Ambasadori Cliff u njoftua me prioritetet dhe mbarëvajtjen e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Biseda u fokusua, gjithashtu, në adresimin e sfidave të sundimit të ligjit dhe sigurisë në veriun e Kosovës dhe në bashkëpunimin me EULEX-in në fusha të ndryshme.

Ambasadori Cliff ofroi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për fuqizimin e perspektivës evropiane për Kosovën.

Po ashtu, ai i dha mbështetje ministrit Rexhepi për realizimin e prioriteteve të MPB-së.