Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 16:16

Prishtinë – Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se nuk ekziston asnjë vendim për ndalimin e hyrjes se zyrtarëve policorë në objektin e Komunës.

Reagimi ka pasuar akuzat e deputetit të PDK-së, Berat Buzhala, në Kuvendin e Kosovës, i cil ka thënë se Isa Mustafa po e pengon punën e Policisë së Kosovës.
Ekziston një urdhëresë, përmes qartësohet se cilat vetura mund të parkohen në oborrin e Komunës.
Qëllimi i kësaj urdhërese ka qenë që të vendoset një rend dhe rregull në oborrin e Komunës, ku kohëve të fundit kemi parë një parkim të automjeteve të institucioneve të ndryshme edhe të policisë, zyrtarë të së cilës kanë ardhur në komunë për punë të tyre private.
Në asnjë rast në përmes kësaj urdhërese nuk kemi dashur që të ndalojmë hyrjen e policisë në objektin e komunës. Oborri i komunës është i rezervuar për veturat e kryetarit, nënkryetarit dhe kryesuesit të asamblesë dhe gjithashtu i rezervuar edhe për parkimin e automjeteve të delegacioneve zyrtare që vijnë të takohen me kryetarin.
Për të gjitha automjetet tjera zyrtare, që nuk janë pjesë e delegacioneve zyrtare është e ndaluar parkimi në oborrin e Komunës, thuhet në kumtesë.