Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 16:35

Prishtinë – Grupet parlamentare të pozitës dhe opozitës kanë përcaktuar deputetët që do të jenë bartës të ndryshimeve të Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhje.

Kuvendi i Kosovës do të vendos nesër për përbërjet e grupeve punuese të cilat do të punojnë në ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhje.

Grupet parlamentare të PDK-së dhe LDK-së ndërkaq kanë caktuar deputet që do të marrin pjesë në komisionet për ndryshime. Arsim Bajrami, kryesuesi i grupit për ndryshime Kushtetuese ka thënë se nuk e ka akoma platformë e qartë të përbërjes së grupit dhe ndryshimeve që do të bëhen.

Ndërsa Behar Selimi anëtar i grupit për ndryshime në ligjin zgjedhor ka thënë se janë një varg ndryshimesh në të cilat do të punojnë grupi për ndryshime në Kushtetutë dhe ai i ligjit zgjedhor. Tri vjet pas hyrjes  në fuqi Kushtetuta e Kosovës ka nxjerr disa defekte të cilat nevojiten të ndryshohen. Ndërsa ligji për zgjedhje i cili është amandamentuar dy herë, sërish do t’i nënshtrohet ndryshimeve.