Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 13:48

Prishtinë – Kosova dhe Norvegjia janë afër nënshkrimit të disa marrëveshjeve të bashkëpunimit ekonomik. Kështu u bë e ditur gjatë takimit të ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj me homologun e tij norvegjez Jonas Gahr Store.

Norvegjia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në proceset e saj të integrimit. Premtimin e bëri në Prishtinë ministry i Jashtëm i Norvegjisë Jonas Gahr Store, gjatë takimeve që pati me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj.

Shefi i diplomacisë norvegjeze theksoi mundësitë që të dyja vendet të kenë bashkëpunim më të ngushtë politik dhe ekonomik.

Ministry i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj, bëri të ditur se në një të ardhme të afërt të dyja vendet do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi ekonomik.

Norvegjia është ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Kosovës dhe ndër shtetet që ka dhënë më së shumti donacione për vendin.