Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 12:58

Prishtinë – Në Laboratorin Nacional të Forenzikës, u promovua sot fillimi i ekspertimeve në fushën e traseologjisë.

Ky departament që është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të merret me zbulimin e gjurmëve në krime të ndryshme. Ministri i brendshëm,  Bajram Rexhepi tha se ky departament do të ndihmojë prokurorët dhe njësitet e ndryshme hetimore që më me lehtësi të kryejnë proceset gjatë zbulimit me qëllim në parandalimin e krimeve të ndryshme.

Departamenti i Traseologjisë do të bëjë hetimin e gjurmëve.

Futjen në punë të këtij departamenti, ministri Rexhepi e vlerësoi si “trurin e hetimeve dhe ekspertizave”.