Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 09:34

Prishtinë – Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, njëherësh ushtruese detyre i presidentit të Kosovës, ka përfunduar sot takimet me përfaqësues të partive politike në përpjekje për të tejkaluar situatën e krijuar rreth kandidatit për president të ri të Kosovës.

Krasniqi dhe përfaqësues të partive pjesëmarrëse në këto takime nuk kanë folur rreth takimit, ndërkohë mediat kosovare njoftojnë se brenda në takim është diskutuar rreth kandidatit për president, ndryshimit të nenit të Kushtetutës që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, Vetëvendosje nuk do të përkrahë asnjë president i cili nuk merr parasysh tri kushte të dhëna nga ky subjekt politik – ndërprerja e negociatave me Serbisë, heqja dorë nga Pakoja e Ahtisarit dhe çështja e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha publike.

Konjufca tha se Vetëvendosje nuk do ta kandidojë Adem Demaçin për president për faktin se, sipas tij, kjo parti nuk e ka “komoditetin numerik” për ta bërë një gjë të tillë.