Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 20:05

Prishtinë – Njësitet e Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll në dy lokacione, njëri në Graçanicë dhe tjetri në Prishtinë, respektivisht në dy depo ku dyshohej se ka mall i cili ka arritur të kontrabandohet në Kosovë, por sipas dokumenteve, destinacioni ishte Mali i Zi.
Bëhet e ditur se nga aksionet e njësiteve doganore janë konfiskuar pije joalkoolike, përkatësisht pije të gazuara, mbi 10 mijë litra.
Dogana sqaron se në të dy rastet ka konfiskuar këtë mall si dhe ndaj subjekteve është iniciuar procedura mbi kundërvajtjen doganore nën dyshimin se kanë kontrabanduar mallra.