Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 15:01

Prishtinë – Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, iu është kundërpërgjigjur kritikave të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti e ka fajësuar Mustafën dhe partinë e tij për qëndrimin e mbajtur për zgjedhjen e Presidentes Atifete Jahjaga dhe ka thënë se Mustafa i dhuroi mandate kryeministrit Thaçi edhe dy vjet e gjysmë.

Sipas Kurtit, zgjidhja e vetme dhe më e mirë e krizës do të ishin zgjedhjet e përgjithshme në vend.

Ndërkohë, Isa Mustafa, konsideron se këto qëndrime i përkasin vetëm liderit të Vetvendosjes.

Sipas Mustafës, LDK ka po të njejtin qëndrim si nga fillimi sa i përket qeverisë Thaçi, dhe se partia e tij,  do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

Ndryshe, PDK, LDK dhe AKR, me një marrëveshje të përbashkët dhe me ndihmën e ambasadorit amerikan Kristofer Dell, nxorën si kandidate për presidente Atifete Jahjaga, e cila më pas në seancën e Kuvendit të Kosovës, u zgjodh presidente e vendit.