Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 14:56

Rishtinë – “Kosova ka bërë përpjekje të rëndësishme gjatë tre vjetëve të fundit”, vlerëson Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në një telegram urimi drejtuar Enver Hoxhajt, me rastin e emërimit në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

“Janë të nevojshme të bëhen përpjekje të vazhdueshme për reforma vendimtare, të cilat bazohen në arritjet e deritanishme”, thekson znj. Clinton, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Jashtme kosovare.

Ajo shpreh përkrahjen e popullit amerikan dhe të saj në këto përpjekje, duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën e pavarur dhe sovrane në përballimin e sfidave të tanishme dhe të ardhme”.