Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 13:13

Prishtinë – Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës i dha sot një mirënjohje Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për kontributin dhe përkushtimin e saj në avancimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare.

Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, të cilat e uruan për detyrën e re dhe i dëshiruan shumë sukses në punën e saj.

Zonja Jahjaga është Presidentja e parë e Kosovës.