Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 17:39

Prishtinë – Sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u mbajt seanca gjyqësore ndaj 6 zyrtarëve të lartë të Komunës së Priashtinës, të akuzuar për shperdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim kompetencash, ku u shqyrtua  kërkesa e avokatëve mbrojtës që rasti të shqyrtohet nga gjyqtarët e EULEX-it, për shkak të politizimit të tij.

Në këtë seancë të drejtuar nga kryetarja e gjyqëtarëve të EULEX-it Maria Civinini, avokatët mbrojtës kanë paraqitur faktet me anë të së cilave kanë pretenduar pafajsinë e zyrtarëve komunalë.

Tomë Gashi avokatë mbrojtës i Hazir Krasniqit pas përfundimit të seancës tha se për shkak të politizimit të rastitë ata kanë kërkuar që lënda te shqyrtohet nga gjykatësit ndërkombëtarë.

“Ne të gjithë kemi argumentuar se me faktin që ky rast është politizuar e përfolur nga zyrtarë të pushtetit dhe opozitës, besojmë se kjo është arsyeja që rasti duhet të kalojë te EULEX-i që të ketë pavarësi dhe të mos demtohen personat që janë në paraburgim, ndërkohë që ne mendojme se aty nuk ka fare vepër penale, por prokurori mendon ndryshe”, tha Gashi.

Tomë Gashi bëri të ditur se gjyqtarja Maria Civinini vendimin do ta komunikojë këtë brenda  dy ditësh. Ai tha gjithashtu tha se vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake, ka qenë i ndikuar politikisht. Me gjithë kërkesën për ndërprerjen e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh për zyrtarët komualë, një gjë e tillë nuk ndodhi.