Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 23:16

Prishtinë – Sot pasdite, në Prishtinë, ka filluar takimi i katër ndërparlamentar, Parlamenti Evropian – Kosova.

Takimin e ka hapur Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ndërsa e kanë përshëndetur kryetari i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, Fernando Gentilini, Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Khaldoun Sino, ushtrues detyre i udhëheqësit të Zyrës Ndërlidhëse të KE-së dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së.

Burime zyrtare nga Kuvendi bëjnë të ditur se u bisedua për progresin e Kosovës drejt integrimit evropian, për perspektivën evropiane të vendit dhe për përmbushjen e sfidave nga Raporti i Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

Sesioni i dytë i takimit ndërparlamentar vazhdon nesër në orën 09:00 në temën: Perspektiva ekonomike dhe sociale në kohën e krizës.

Në fund të takimit pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët, kurse kryesuesit e delegacioneve, Krasniqi dhe Kukan do të kenë konferencë shtypi.