Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 13:43

Prishtinë – Kryeshefi i Entit të Statistikave të Kosovës, Ibrahim Shabani, tha sot se shtyrja e afatit të regjistrimit në disa komuna ka qenë e dobishme.

Në ditën e fundit të afatit shtesë të regjistrimit, gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve dhe dinamikës së paraparë. Kjo duket të pasur sukses për kryeqytetin dhe disa komuna të banuara me serbë.

Ibrahim Shabani, kryeshef i ESK, thotë se në afatin shtesë janë regjistruat numër i madh qytetarësh në Prishtinë dhe disa komuna të banuara me serbë.

“Hezitimet e serbëve dhe pushimet pranverore në shkolla janë disa nga shkaqet të cilat kanë ndikuar në numrin e vogël të regjistrimit në afatin e paraparë”, tha ai.

Kryeshefi i ESK, nuk ka mundur të jap shifra se sa është numri i qytetarëve të regjistruar deri tani, por ka thënë se rezultatet preliminare do të publikohen para fatit ligjor, që është 30 qershori.