Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 11:05

Prishtinë – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Jane Armitage, në një takim të zhvilluar dje në Prishtinë diskutuan për strategjinë e re katërvjeçare të Bankës Botërore për Kosovën, përfshirë përkrahjen e mëtejshme për sektorin e energjisë.

Sipas burimeve zyrtare të ministrisë kosovare, Armitage ka konfirmuar përkushtimin e Bankës Botërore për vazhdimin e përkrahjes për zhvillimin e Kosovës. Ajo ka informuar se përgatitjet për hartimin e strategjisë së re të Bankës Botërore për Kosovën për periudhën 2012-2015 kanë filluar.

Ajo tha se Banka Botërore do të diskutojë idetë për një program të ri me qeverinë dhe me palët e tjera gjatë muajve të ardhshëm.