Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 10:32

Prishtinë – Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është i ndarë nga procesi i integrimeve, tha të martën ambasadori i Francës, Zhan Franusa Fitu, gjatë një debati në Çagllavicë.

Ai tha se dialogu është një proces më i ngushtë, ku duhet të dy vendet t’i zgjidhin problemet konkrete, ndërsa procesi i integrimit kërkon përkushtime më të gjëra, tha Fitu.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës Sllobodan Petroviq, tha se dialogu nuk duhet të politizohet dhe duhet të shërbejë në zgjidhjen e problemeve.

Luan Shllaku, nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, tha se Prishtina zyrtare duhet ta shfrytëzojë dialogun që të kërkojë nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave dhe nisjen e procesit të integrimit.