Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 13:26

Prishtinë – Kryetarët e mëparshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nexhat Daci dhe Kolë Berisha i humbën privilegjet, të cilat i kishin deri më tani si funksionarë të lartë shtetërorë.

Sipas mediave kosovare, Kryesia e Kuvendit të Kosovës i ka refuzuar kërkesat e tyre për realizim të mëtutjeshëm të privilegjeve të deritanishme.

Në justifikimin e Kryesisë theksohet se ata “janë vonuar me parashtrimin e kërkesave”, për shkak të së cilës edhe i kanë humbur të drejtat që u takojnë me ligj.

Daci paralajmëroi se do të ankohet ndaj vendimit të këtillë deri te “instancat mbi Parlamentin”, ndërsa Berisha refuzoi ta komentojë rastin.