Prishtinë – Ministria e FSK-së po punon me vizion që shumë shpejt ta bëjë Kosovën anëtare të NATO-së, ka thënë kreu i kësaj ministrie.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, ka thënë, të premten, në Prishtinë, se synim i kësaj ministrie është anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Ai këto komente i bëri në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së në Ferizaj u graduan 16 kadetët e gjeneratës së tretë të kësaj force.
Të 16 kadetët e rinj, që nga sot janë nëntogerë në nivelin më të lartë të edukimit profesional dhe kombëtar, që iu bashkangjiten njësiteve të FSK-së.