Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 15:39

Prishtinë – Me leje të Zv/kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, kryenegociatori serb, Borislav Stefanoviq pritet që të enjten të vizitojë Prishtinën. 
Nga ana e tij, kryeparlamentari Krasniqi, konsideron se vizita e Stefanoviqit është vazhdim i dialogut që po zhvillohet në Bruksel.

Krasniqi, po ashtu deklaroi se institucioni që ai drejton nuk ka informata zyrtare se me kë do të takohet, përveç me kryesuesen e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri. 
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit deputet në Parlamentin e Kosovës, Nait hasani , tha se Stefanoviq duhet të kërkojë falje për gjenodicin, e pastaj të zhvillojë takim me anëtarët e kësaj partie. 
Ndërkaq, Arben Gashi, nga radhët e LDK-së, konsideron se Stefanoviq nuk ka arsye se pse të takohet me liderët e kësaj partie.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e sheh si ofendim viztiën e Stefanovicit dhe shprehet e habitur që zv/kryeministri Kuçi, do ta mirëpresë atë me nivel shtetëror. 
Edhe krerët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë mohuar prerazi një takim me shefin e delegacionit serb.

Zëdhënësi i kësaj partie, Ernest Luma, tha se përfaqësues të kësaj partie asnjëherë nuk do të ulen në një tavolinë të përbashkët me Sftefanoviqin.

Sipas tij, me përfaqësuesin serb, nuk kanë se për çfarë të flasin. 
Për dallim nga këto deklarata, ditë më parë, Zv.kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, pat deklaruar se Stefanoviq, do të zhvillojë takime edhe me liderët e opozitës.
Megjithatë, thuhet se Stefanoviq, tashmë ka aranzhuar të gjitha takimet dhe se nesër do të zhvillojë takime të ndara me përfaqësuesit Kosovarë, si dhe me strukturat paralele.