Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 07:30

Prishtinë-Vendimi i Këshillit Evropian për t’i shtyrë statusin e kandidatit Serbisë, nuk do të ketë ndikim në rrjedhën e dialogut Prishtinën-Beograd. Kjo është konfirmuar nga përfaqësuesit e dy delegacioneve në bisedime.  

Shefja e ekipit negociues të Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar për RTK se dialogu do të vazhdojë. Sipas saj, ende nuk ka ndonjë datë të caktuar, por se palët negociuese janë në kontakte të vazhdueshme me ndërmjetësuesin e BE-së, Robert Cooper.  

Çështjet për të cilat do të diskutohet në takimin e radhës janë bashkëpunimi rajonal, energjia dhe telekomunikacioni.  

Tahiri po ashtu ka theksuar se në samitin e BE-së, angazhimi i konstruktiv i palës kosovare është shpërblyer, duke u kundërshtuar kandidatura e Serbisë.

Ndërsa shefi i ekipit negociues të Serbisë, Borisllav Stefanoviç, ka thënë se vendimi i Këshillit të Europës për t’ia shtyrë statusin e kandidatit Serbisë nuk do të ketë ndikim në rrjedhën e dialogut me Prishtinën, raportojnë mediat serbe.

Ai ka theksuar se pa marrë parasysh për rrjedhën e eurointegrimeve, të cilat janë proces i gjatë që herët apo vonë do të japin rezultat, dialogu me Prishtinën është gjithnjë prioritet i Qeverisë së Serbisë dhe këtu duhet të gjendet zgjidhja.

Sipas tij është e sigurt së Prishtinës më shumë i konvenonSerbiae dobësuar dhe e izoluar, por edhe atmosfera e konfliktit konstant në veri të Kosovës.

Stefanoviç, sipas mediave serbe, ka theksuar se askujt në Serbi nuk i konvenon largimi nga bashkësia ndërkombëtare, pa marrë parasysh në mos përsosjen e modelit të qeverisjes, të cilin ajo e aplikon në Kosovë.

Edhe Stefanoviç, ashtu si presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka theksuar se ekziston ideja se si duhet të zgjidhet problemi i Kosovës, por nuk ka përmendur hollësi rreth kësaj çështjeje.