Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 18:05

Prishtinë – Kreu i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci kritikoi ashpër politikën që po ndjekin institucionet për zhvillimin e vendit. Ai tha se qeveria nuk ka vizion dhe kurajo politike për të udhëhequr vendin. Kryetari i LDD-së Nexhat Daci u shpreh me tone shumë kritike për gjendjen aktuale politike në vend.

Ai kritikoi qeverinë e Kosovës e cila, sipas tij, ka mbetur prapa në fuqizimin e shtetësisë së vendit.

Daci po ashtu tha se gjendja ekonomike e sociale në vend është shumë e rëndë, sidomos krahasuar vende të tjera të rajonit.

Këto komente Daci i bëri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të LDD-së, në të cilën është diskutuar rreth procesit të fundit zgjedhor. LDD-ja është njëra nga forcat politike e cila nuk arrit të kalojë pragun dhe të hyjë në parlament.