Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 12:49

Prishtinë – Drejtori i Agjencisë Antikorrupcion, Hasan Preteni, ka raportuar sot para Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës. Preteni në raportin e tij vjetor të vitit 2010 tha se veprat penale të korrupcionit përbëjnë numrin më të vogël të veprave penale të hetuara nga organet e ndjekjes.

Drejtori i Agjencisë Kosovare Antikorrupcion gjatë raportimit para Komisionit për Legjislacion gjithashtu tha se në vitin 2010 në prokurori janë përcjellur 12 lëndë kundër zyrtarëve  që pretendohet se kanë kryer veprime korruptive në qeveri dhe ndërmarrjet publike nga 12 si dhe pushteti lokal tri dhe gjykatat dy raste.

Ndërkaq nga viti 2007 nga Agjencioni Kosovar Antikorrupcion në prokurori janë ushtruar 201 kallzime penale, prej te cilave 86 raste janë bërë hetime 5 arrestime 6 aktakuza kurse janë hëdhur poshtë 61 lëndë.

Preteni tha se 44 raste janë në prokurori të EULEX-it .Ndërkaq numri i zyrtareve të përfshirë në 2012 kallzime penale është 650 zyrtarë. E sa i përket deklarimit të pasurisë Preteni tha se 1 mijë e 560 zyrtarë kanë qenë të obliguar ta deklarojnë pasurin prej tyre 67 zyrtarë nuk e kanë kryer këtë obligim ligjor.

Ky raport i Pretenit u përcoll edhe me një debat nga pjestarët e Komisionit për legjislacion ku kryesisht u adresuan rekomandime për andeamantimin e ligjive në fuqi  si dhe hartimin e ligjit mbi pasurinë e konfiskuar.