Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 11:28

Prishtinë – Gjashtë zyrtarët komunalë të Prishtinës, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk kanë dalë sot para gjykatësit të procedurës paraprake, siç ishte paralajmëruar.

Avokatët e tyre mbrojtës kanë hartuar një kërkesë të përbashkët, përmes së cilës kërkojnë nga prokuroria e EULEX-i ta marrë rastin.

Tomë Gashi, avokat mbrojtës i të akuzuarit Ekrem Rexha, tha se klientët e tyre nuk iu besojnë prokurorisë dhe vendimeve të gjykatave të Kosovës, duke i konsideruar ato se janë të politizuara.

Gashi tha se tani pritet një përgjigje e prokurorisë së EULEX-it nëse do ta marrë ta trajtojë rastin e  gjashtë zyrtarëve komunalë të Prishtinës, të cilët janë arrestuar të martën.