Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 14:22

Prishtinë – Komisioni i Përkohshëm i Kuvendit për reforma në sistemin zgjedhor, pas dy jave vonesë pritet të konstituohet gjatë kësaj jave, thotë kryetari i tij, Haki Demolli, i LDK-së.

Ndonëse ishte paraparë që të konstituohet të njejtën ditë me Komisionin për Ndryshimet Kushtetuese, Komisioni për  i Përkohshëm i Kuvendit për Reforma në Sistemin Zgjedhor, nuk u konstituua më 29 prill, pasi anëtari i Komisionit nga PDK-ja, Xhavit Haliti kishte njoftuar se nuk  do të merrte pjesë për shkak të nevojës për konsultime me grupin e tij kuvendar.

Deputeti Haliti mohon se kjo është tendencë për zvarritje të konstituimit të Komisionit duke shtuar se tani po prêt ftesën për të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme.

Edhe kryetari i Komisionit, Haki Demolli, beson se mospjesmarrja e dy deputetëve të PDK-së, nuk ka qenë trendencioze. Ai thotë se mbledhja konstituive do të mbahet gjatë kësaj jave, dhe menjëherë në javën tjetër do të  miratohet plani i veprimit dhe rregullorja e Komisionit. Demolli thotë se është ende herët të flitet se çfarë ndryshimesh do të bëhen.

Komisioni ka afat 8 deri 12 muaj nga konsituimi që të paraqet para Kuvendit rekomandimet e tij.