Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 17:10

Prishtinë – Lëvizja “Fol” ka vënë në pah neglizhencën e institucioneve që të zbatojnë edhe legjislacionin ekzistues në fushën e konfiskimit të pasurisë.

Kjo lëvizje publikoi “Analizën mbi kornizën ligjore kundër pasurisë së përvetësuar në mënyrë të paligjshme”.

Venera Ramaj, hulumtuese në lëvizjen FOL tha se më tepër se një vit nuk kanë vërejtur një angazhim serioz në zbatimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe të Sekuestruar.

“Ky ligj, përveç se dështon të vendosë rregulla në parandalimin dhe sanksionimin e pasurimit të kundërligjshëm, në thelb ka më tepër karakter të legjislacionit sekondar.

Pjesa dërmuese e tij fokusohet në aspekte krejtësisht teknike të funksionimit të kësaj agjencie ekzekutive dhe të cilat duhet rregulluar nëpërmjet termave të referencës”, ka thënë Ramaj.