Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 10:30

Prishtinë – Qeveria e Kosovës e ka përshkruar real raportin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-mun, në të cilin ai ka thënë se zhvillimet në veri të Kosovës mund të destabilizojnë tërë Ballkanin.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi sekretari i përgjithshëm i KB-së ka të drejtë.

“Është vlerësim real, ngase tendencat e Serbisë për stimulim të dhunës kundër institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe qëllimi për ndarje të Kosovës mund të kenë reagim që tejkalon kufijtë e Kosovës dhe ndikon edhe në pretendimet e të tjerëve në rajon, ku nga një politikë e tillë e Serbisë mund të nxiten kriza dhe të nxitet ekstremizmi në tërë rajonin”, ka thënë Kuçi.