Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 10:53

Beograd – Sipas gazetës beogradase, Novosti, Serbia do t’i pranojë nesër vulat me mbishkrimin “Dogana e Kosovës”. Gazeta cilat thotë se thirret në burime diplomatike brenda Bashkimit evropian.

Në tavolinën e bisedimeve, para delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës, nesër do të hidhet propozimi i Bashkimit Evropian për vulat doganore, në të cilat do të jetë e shkruar “Dogana e Kosovës”, shkruan Novosti. Sipas saj, ky është kompromisi, i cili do të arrihet, pasi të dyja palët këtë zgjidhje mund ta interpretojnë sipas mënyrës së vet.

“Në propozimin për vulë nuk është i vendosur mbishkrimi Republika dhe as ndonjë emblemë apo flamur i Kosovës”, thonë burime nga Brukseli, të cituara nga kjo gazetë. Gazeta citon kryenegociatorin serb, Borisllav Stefanoviq, të ketë thënë se për Serbinë janë të papranueshme vetëm vulat që kanë të shkruar emrin “Republika e Kosovës apo mbajnë stemën  Kosovës”.

Burime diplomatike në Bruksel i kanë thënë gazetës Novosti se tashmë zgjidhja ideore u është dërguar të dyja palëve. UNMIK-u këtë zgjidhje e ka pranuar, ndërsa thuhet se për këtë është pajtuar edhe Prishtina zyrtare. Zyrtarët në Bruksel kanë thënë që kjo zgjidhje duhet të pranohet edhe nga Beogradi zyrtar.

Burime nga Brukseli, ndërkaq, kanë theksuar se shumica e çështjeve të tjera tashmë janë të rregulluara me marrëveshjen e CeftA-s për tregti të lirë. (LajmeShqip.com)