Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 23:01

Leka Zogu, Princi i Kurorës i Shqipërisë, është shtruar me urgjencë në spital. Mjekët e kanë shtruar atë në reanimacion në gjendje të rëndë. Disa media raportojnë se Zogu është shtruar në urgjencën e qendrës spitalore universitare. Ka raportime se ai ka kaluar një fibrilacion kardiak.

Mjekët bënë të ditur se Leka Zogu u paraqit në urgjencë në gjendje kome, me temperaturë tepër të ulët, deri në 35.2 grade celsius. 

Aktualisht pretendenti i fronit mbretëror është nën monitorimin e mjekëve të spitalit nr.5, të cilët po shqyrtojnë mundësinë e transportimit të tij jashtë Shqipërisë.

Mësohet se 73-vjeçari  vuan prej kohësh nga vështirësi në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar.