Lajme Shqip Wednesday, 02 November 2011 10:20

Deputeti Dritan Prifti ka reaguar në lidhje me kërcënimet e avokatëve të Ilir Metës, të cilët kanë deklaruar se do ta padisin këtë të fundit.

Ai ka thënë se nuk trembet nga kërcënimet e avokatëve të djallit, ndërsa ka përsëritur edhe njëherë faktin se ekspertët e videos Meta-Prifti kanë gënjyer.

“Nuk ka asnjë kërcënim në botë që më tremb mua. Kërcënimi i avokatëve të djallit vetëm më argëton dhe më bën të qesh.

Dy gazeta kanë botuar në faqe të parë takimin e avokatit Serjani me ekspertët, para se unë ta bëja këtë citim.

Ekspertët e videos kanë gënjyer publikun dhe drejtësinë. Ekspertët kanë kryer krim me shtrëmbërimin e drejtësisë dhe së të vërtetës.

Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar skemën e mashtrimit. SHBA dhe Anglia kanë provat dhe ekspertizë për mashtrimin e ekspertëve të Metës”, ka thënë Prifti gjatë një reagimi.