Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 12:07

Deputeti Dritan Prifti, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila vendosi që të pranojë ekspertizën e tre ekspertëve shqiptarë, me të cilën Meta praktikisht shpallet i pafajshëm, është shprehur se tashmë nuk ka më besim te drejtësia.

Në një prononcim për GSH, Prifti ka thënë se duket se të gjithë gjyqtarët janë blerë.

“Unë do të paraqitem për të dëshmuar në gjykatë, kur të më thërrasin, ashtu siç kam bërë gjithmonë. Mund të them se do t’i qendroj besnik dëshmisë sime dhe do të përsëris gjithçka edhe përpara gjykatësve. Megjithatë, nuk kam ndonjë shpresë se ata do të bëjnë drejtësi, pasi mesa shoh, të gjitha janë blerë”, ka thënë deputeti Dritan Prifti.