Lajme Shqip Sunday, 25 August 2013 10:02

Priftërinjtë duket se dorëzohen lehtë para vendimit të Gjykatës, i cili pak ditë më arë sipas pretendimeve të tyre u rimori godinën që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin “Shën Maria e Pazarit”

Që në orët e para të mëngjesit, priftërinjtë mbajtën meshë para Pallatit të Kulturës, në shenjë proteste për largimin e tyre nga kjo godinë.

Priftërinjtë kanë improvizuar si Kishë ambientin para godinës së Pallatit të Kulturës duke vendosur aty objektet e shenjta teksa kanë qenë të pranishëm edhe besimtarë ortodoksë.

Përplasja mes priftërinjve ortodoksë me Bashkinë e Përmetit për godinën e Pallatit të Kulturës, e cila pretendohet nga kisha se është në pronësi të saj, ka pasuar me reagimin e komuniteteve të krishtera në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp, Komunitet e Krishtera të Shqipërisë u shprehën dje se Përmbarimi përdori dhunën mbi klerikët dhe objektet fetare, duke rikthyer në kohë vitet e persekutimit të klerit fetar në Shqipëri.

KONFLIKTI
Godina dykatëshe, dikur krenaria e përmetarëve, ka heshtur së funksionuari në vitin 1997. Prej 16 vitesh objekti në fjalë është bërë “mollë sherri” midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Orthodokse.Të dyja palët kanë pretenduar pronësinë, por Gjykata ka vendosur që kjo godinë t’i rikthehet bashkisë. Pallati i Kulturës u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962. Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje. Në vitin 1958 u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues. Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës. Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u përdor nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturës funksionoi si objekt fetar prej 26 majit 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit. Pallati i Kulturës, me sipërfaqe rreth 6000 metra katror, figuron me Nr.pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë penguar nga përfaqësuesit e Kishës. Pak ditë më parë përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin sh- Flamuri i krishterë i vendosur brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës në Përmet qiptar, duke zbatuar kështu vendimin e gjykatës. Për largimin e objekteve të kishës dhe priftërishve nga kjo godinë ka pasur edhe reagime të Athinës zyrtare./Ballkanweb/