Lajme Shqip Tuesday, 31 January 2012 17:19

Prishtinë- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith.

Jahjaga dhe Feith biseduan për zhvillimet aktuale për Kosovën dhe për procesin e përmbylljes së fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Feith e njoftoi presidenten Jahjaga për qëndrimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar që ky proces të përmbyllet deri në fund të këtij viti.

Presidentja Jahjaga tha se përmbyllja e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është një sukses i përbashkët i bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të vendit dhe qytetarëve të Kosovës, që vendosën themelet e shtetit sovran dhe të pavarur.