Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 15:03

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku u takua me shumë personalitet të njohura shtetërore por edhe nga fusha e letërsisë

Ajo u takua me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare, të cilin e dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe për kontributin e madh në përpjekjet e Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet sovran.

“Pata nderin që në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri ta takoj shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin e dekorova me Urdhrin e Pavarësisë për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe për kontributin e madh në përpjekjet e Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet sovran”, shkruan Jahjaga në Facebook.