Lajme Shqip Sunday, 15 April 2012 07:00

TIRANË – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos shpreh urimet më të mira për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve ortodokse.
“Dita e Pashkëve është ditë e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit tek Zoti! Nëpërmjet kësaj simbolike të mrekullueshme fetare të ringjalljes së jetës, në këtë vit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë e për gjithë shqiptarët të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, përfitoj nga rasti të uroj më shumë fat dhe begati për popullin shqiptar”, thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit.
“Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve”, nënvizohet në mesazhin e Presidentit të Republikës. (LajmeShqip.com)