Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 18:49

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi sot, të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Festës së Hashures.

“Është vërtetë një traditë e bukur e kësaj date të bekuar në kalendarin islamik, por edhe një vlerë e rrallë njerëzore, e cila tek besimtarët shqiptarë shfaqet me gjithë shenjtërinë e saj, kur vëren shfaqjen e dashurisë dhe të mirëkuptimit për njëri-tjetrin, një qasje më të ndjerë ndaj aktit të ofrimit të ndihmës, shkëmbimit të të mirave, vëmendjen ndaj të moshuarve e ndaj fëmijëve, duke u dhënë atyre më tepër përkujdesje, dashuri e kënaqësi”, thuhet në mesazhin e publikuar sot në mbrëmje nga zyra e shtypit e presidencës.

Në përfundim, Kreu i Shtetit uron që viti i ardhshëm të jetë për të gjithë një vit i prodhimtarisë, begatisë, i paqes dhe tolerancës.