Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 09:09

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh urimi Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Elisabet II, ku i shpreh urimet më të përzemërta për martesën e Princit William me zonjushën Kate Middleton.

“Ju siguroj Madhëri, se sot i gjithë populli shqiptar merr pjesë në këtë gëzim të madh të familjes suaj, që është njëkohësisht dhe një ngjarje e rëndësishme historike. Me këtë rast, i shpreh edhe një herë Madhërisë Suaj, urimet më të ngrohta dhe bindjen e plotë se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen dhe më shumë në interes të dy popujve tanë miq”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit Topi.