Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 11:24

Tiranë (PLOTËSUAR në orën 13:52) – Kuvendi miratoi të enjten me 71 votat e deputetëve të maxhorancës dekretet e Presidentit për emërimin e Aldo Bumçit, në postin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të Eduard Halimit në postin e Ministrit të Drejtësisë, dy kandidatura të propozuara dy ditë më parë nga kryeministri, Sali Berisha.

Dy emrat e rinj të kabinetit qeveritar, të miratuara në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, më pas pritet të bëjnë betimin në Presidencë.
Deputeti i PD-së, Eduart Halimi, rikthehet në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, pasi ka kryer më parë funksionin si zëvendësministër gjatë periudhës 2005-2008, ndërsa deri në 2009 si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
Ndërsa deputeti demokrat Aldo Bumçi, kryetar i PD-së për Tiranën, ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë në vitet 2005-2007 dhe tashmë rikthehet në kabinetin qeveritar si Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinise e Sporteve.

*********************************************************

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi të enjten emërimin Aldo Bumçit në postin e ministrit të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të Eduard Halimit në postin e Ministrit të Drejtësisë, dy kandidatura të propozuara dy ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha.

Dy emrat e rinj të kabinetit qeveritar pritet të votohen në seancën e sotme parlamentare, e fundit për këtë sesion, për të bërë më pas betimin në Presidencë.

Deputeti i PD-së, Eduart Halimi, rikthehet në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, pasi ka kryer më parë funksionin si zëvendësministër gjatë periudhës 2005-2008, ndërsa deri në 2009 si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ndërsa, deputeti demokrat Aldo Bumçi, kryetar i PD-së për Tiranën, ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë në vitet 2005-2007 dhe tash rikthehet në kabinetin qeveritar si Ministër i Turizmit Kulturës Rinise e Sporteve.