Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 08:51

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas vizitës dyditëshe në Shqipëri, të parës zyrtare jashtë vendit nga zgjedhja në këtë post, sot dhe nesër, më 23 e 24 mars, do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov.

Burime zyrtare nga presidenca kosovare bënë të ditur se Presidenti Pacolli gjatë kësaj vizite do të takohet me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, me kryetarin e Kuvendit, Trajko Velanovski, si dhe me  zyrtarë të lartë të Maqedonisë.

Krahas Shkupit, Presidenti Pacolli do të qëndrojë dhe në komunën e Tetovës, ku do të vizitojë disa kompani të rëndësishme biznesi.