Lajme Shqip Saturday, 03 September 2011 14:30

Prishtinë (PLOTËSUAR, 17:41) – Presidenti i Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, ka dhënë premtimin në Kosovë se do të jetë zëri i saj në Amerikën Qendrore. “E mbështesim integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës. Ne si shtet i Amerikës Qendrore, do të lobojmë që edhe shtete të tjera të Amerikës ta njohin Kosovën”, tha ai.

Të shtunën ai ka mbërritur në prishtinë me ftesë të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, dhe është pritur nga autoritetet më të larta shettërore. Ka ftuar ëpr lidhje më të fortë midis dy vendeve.

“Është nderë i madh për mua që të jem në Kosovës dhe të mundë të riafirmoj që ne njohëm Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, pasi Kosova ka të drejtë jetojë në paqe, dhe pasi kjo është e drejtë e pamohueshme në të drejtat e njeriut”, tha Lobo Soso pas takimit me presidenten kosovare, Atifete Jahjaga.

“Dhe ne si shtet i Amerikës qendrore, do të lobojm që edhe shtete të tjera të Amerikës të njohin sa më shpejtë pavarësinë e Kosovës. Dhe unë do të kontribuojë që shtetet e Amerikës qendrore sa më shpejtë të njohin pavarësinë për Kosovës pasi Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe sovran”, shtoi ai.

Ai ka inkurajuar presidenten që të angazhohet për të krijuar marrëdhënie të mira midis vendeve dhe e ka ftuar për vizitë.

Nga ana e saj presidentja Jahjaga i ka shprehur falënderimet për lobimin dhe njohjen e Kosovës, si dhe për angazhimin e tij personal për Republikën e Kosovës.

“Unë po ashtu e njoftova presidentin e Hondurasit se pavarësia e Republikës së Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe është një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe çështja e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe çështjet e aranzhimeve të brendshëm janë çështje të panegociueshme. Kurse procesi i dialogut që është duke vazhduar është një proces që do të mundëson lehtësimin e jetës së qytetarëve për të dyja vendet, do të mundësojë relaksimin e marrëdhënieve të dyja vendeve tona dhe po ashtu do mundësojë që të gjejë zgjidhje praktike për çështjet që janë në diskutim e sipër”.

“Po ashtu ne biseduam edhe për nevojën dhe domosdoshmërinë që Kosova duhet të ketë avancim dhe ngritje bilaterale në mes të shteteve të tjera dhe në këtë bazë edhe me Hondurasin dhe me presidentin i cili është mikë i Kosovës dhe presim dhe shpresojmë të kemi përkrahjen e tij dhe shtetit të tij që të shpërndajë të vërtetën e Kosovës apo të vërtetën mbi Kosovën në të gjitha vendet e tjera veçanërisht në vendet e Amerikës së Jugut dhe në Amerikën Qendrore apo të mesme”, tha Jahjaga.

Presidenti i Hondurasit është nënshkruar në librin e përshtypjeve në Kuvendin e  Kosovës, është pritur nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe nga tre zëvendëskryeministrat – Behgjet Pacolli, Hajredin Kuçi dhe Mimoza Kusari-Lila. Ai do të zhvillojë dhe takime të tjera, kurse në mbrëmje do të udhëtojë për në Tiranë, ku nesër do të pritet nga autoritetet më të larta të këtij vendi.

“Është nder i madh për mua që të jem në Kosovë, që të mundë të riafirmojë që ne e njohëm Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, pasi Kosova ka të drejtë të jetojë në paqe, pasi kjo është e drejtë e pamohueshme në të drejtat e njeriut. Inkurajoj presidenten që të ketë një marrëdhënie të mirë dhe të vazhdojmë me këtë marrëdhënie me shtetin tonë, dhe që në të ardhmen shpresoj dhe besoj që Kosova do të jetë anëtare në këto organizata. Ndërkohë mbështesim integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës. Dhe ne si shtet i Amerikës Qendrore, do të lobojmë që edhe shtete të tjera të Amerikës ta njohin sa më shpejtë pavarësinë e Kosovës. Dhe unë do të kontribuojë që shtetet e Amerikës Qendrore sa më shpejtë të njohin pavarësinë për Kosovës, pasi Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe Sovran”, ka tëhën Presidenti i Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, gjatë vizitës në Prishtinë. (LajmeShqip.com)

 

**************************************

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, ka mbërritur sot për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të vendit.

Ai është pritur në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Sipas agjendës së njoftuar në Prishtinë, në përfundim të vizitës në Kosovë, Presidenti i  Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, nesër në mëngjes do të vizitojë Tiranën.

Republika e Hondurasit e ka njohur Republikën e Kosovës para një viti, më 3 shtator 2010. Hondurasi është vendi i 70 mes 81 vendeve anëtare të OKB që e kanë njohur deri sot shtetin më të ri evropian.