Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 10:00

Çështja e demarkacionit te kufirit ne mes Kosovës dhe Malit te Zi ka fituar një sponsor të papritur. Është vete Presidenti i SHBA Barack Obama që ka përkrahur demarkacionin në adresimin e tij Ambasadores se re të Kosovës, Vlora Citaku

Në porosinë e tij Çitakut, Presidenti Obama ka deklaruar: “Nënshkrimi i Marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi me 26 Gusht, demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosshmërinë Tuaj, që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit”, ka thënë Obama, transmeton MPJ, përmes një komunikate për Media.

Presidenti Obama ka theksuar se përcaktimi i Kosovës që sfidat e lartpërmendura t’i adresojë në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive ka vënë Kosovën në një rrugë solide drejt rritjes së stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

“Ka shumë punë në rrugën drejt fuqizimit të demokracisë dhe ekonomisë dhe drejt integrimit në Institucionet rajonale dhe ndërkombëtare. ShBA-të do të vazhdojnë t’ju mbështesin në këto sfida dhe në sfida tjera”, ka shtuar Obama.