Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 10:15

Prishtinë-Mëngjesi sot ishte i bardhë nga dëbora në pranverën në Prishtinë, e reshur natën e kaluar edhe në anë të tjera të Kosovës.

Në kryeqytetin kosovar dje në mëngjes, derisa temperaturat kishin zbritur rreth zeros, filluan të binin fjolla të rralla e të lehta dëbore pranverore, e cila pushoi gjatë ditës pa arritur të mbulojë bardh.

Në këtë pranverë Prishtina u mbulua nga dëbora e parë që reshi më 1 prill, pas ikjes së dimrit të madh.

Vitin e kaluar në kryeqytetin e Kosovës dëbora e fundit e pranverës ra më 13 e 14 prill. (LajmeShqip.com)