Lajme Shqip Wednesday, 06 November 2013 12:44

Fier- Pesë zyrtarë të kompanisëAlbpetrol dhe aministratori i një shoqërie private janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë kryer abuzime me vlerë më shumë se 47 milionë lekë. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme të arrestuarit akuzohen se kanë blerë një autosondë në vlerën e 47.640.000 lekëve, ose ndryshme më shumë se 470 mijë dollarë kur kjo makineri vlerën e saj e kishte 130 mijë dollarë.

“Nga hetimet e Prokurorisë Fier është arritur të provohet se 5 punonjës të kompanisë “Albpetrol sh.a” kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre” në blerjen e njëautosonde në vlerën 47.640.000 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale e saj ishte 130 mijë dollarë. Për më tepër, që kjo autosondë nuk funksionon”, thuhet në njoftimin e bërë Prokuroria e Përgjithshme.

Prokuroria ka bërë të ditur se, të arrestuar janë zyrtarët:
H. Gjeka, 47 vjeç, shef zyre, Albpetrol
G. Kodhelaj, 56 vjeç, specialist
V. Ndoni, 32 vjeç, inxhinjer
V. Xhaferraj, 50 vjeç, inxhinjer
Dh. Ceco, 60 vjeç, inxhinjer
Sh. Rama, 49 vjeç, administrator i një shoqërie private.