Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 13:05

Qeveria e Serbisë ka ndezuar dritën e kuqe duke sinjalizuar institucionet e këtij shteti si dhe partitë politike, se në veriu i Kosovës është në prag të një luftë civile në mes të serbëve e që do të inicohet nga grupet kriminale serbe të cilat deri tani janë përkrahuar dhe vazhdojnë të përkrahen nga Qeveria e Serbisë si dhe Partitë poltikë të këtij vendi. 

Grupet kriminale serbe kohët e fundit kanë dalë haptazi në krahë të qeverisë apo të partive politike dhe kemi një rast shumë të qartë të një beteje luftarake që është zhvilluar në veri ditë në parë ku nga një ndërtesë janë qëlluar objeket e zjarrëfikësve në të cilët janë të vendosuar grupi kriminale serb “Shigjeta” me cka ka ardhuar deru tek kthimi i zjarrit.

Po ashtu këto grupe kanë sulmuar me armë zjarri edhe të ashtuquajturin kryetarin e Komunës veriore të Mitrovicës Kërstimir Pantiç.

Pantiç javë më parë është lënduar edhe në barikaden e Jegenicës ku fillimishtë është thënë se gjatë operacionit të KFOR-it është lënduar nga gazi lotësjellësh por me vonë është mësuar se Pantiq në Jegenicë është sulmuar dhe rahuar nga një grup serb.

Sulmi në jegenicë ndaj Pantiç sipas burimit është bërë sepse ky i fundit përmes njerëzve të tij apo më mirë të themi përmes grupit të tij kriminal ka ndërhy në bizneset e grupit tjetër.

Luftës civile Shteti serb është duke i fryer më se shumti përmes interesave të partive poltike. Qeverai e Serbuisë tash një Javë ka dërguar në Kosovë emisarë të saj si ata nga Policia, Ushtria dhe BIA me të vetëmin qëllim që të pajtojë grupet kriminale duke iu berë presion me dosjet e tyre që ka ky shtet në dorë. 

Burimet theksojnë se radikalët e Nikoliç, ultranacionalistët ortodoks të Koshtunicës tani janë afruar shumë mes tyre dhe janë duke luftuar më të ashtuquajturit demokrat të Tadiçit. Burimi më tëj ka shtuar se ende saktësishtë nuk dihet se në cilën anë është pozicionuar krey i kontrabandimit në veri Zvonko Veselinoviç.

Ka të dhëna se Zvonko është duke u bashkuar me grupimin e Tadiç që në Kosovë udhëhiqet nga i ashtuquajtuari kryetar i qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviç dhe i ashtuquajtuari kryetra i Leposaviçit Branko Niniç.

Në anën tjetër radikalët e Nikoliçit dhe ultranacionalistët otrodoks të Kushtunicës janë duke i udhëhequar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës Kërstimir Pantiç, ai i Zveçanit Dragisha Milloviç si dhe kapoja i tyre ai i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç.

Burime ndërkombëtar i kanë thënë portalit se i gjithë ky rreth vicioz që është krijuar në veri pritet që së shpejti të zgjidhet nga ana e grupeve kriminale me armë.